Lideri i Katalunisë, Carles Puigdemont, dhe katër ish-ministra katalunas janë vetëdorëzuar tek policia e Belgjikës, ka thënë një zëdhënësi i prokurorisë atje, njofton BBC, përcjell Klan Kosova.

Ai ka treguar se një hetues do të vendos të hënën nëse do t’i arrestojnë ata sipas një urdhri të gjykatës spanjolle të lëshuar të premten.

Puigdemont kishte udhëtuar për në Belgjikë, pasi Madridi vendosi ta kontrollojë Kataluninë nga qeveria qendrore, pas referendumit të pavarësisë, që u quajt ilegal.

Ai ka deklaruar se nuk do të kthehet në Spanjë po s’iu mundësua një gjyq fer.

Puigdemont dhe katër këshilltarët akuzohen për rebelim, keqpërdorim të fondeve publike, mosbindje dhe shkelje të besimit.