Këngëtari i njohur kosovar, Sabri Fejzullahu u përball para pak ditësh me disa lajme të rreme që tregonin se ai kishte humbur jetën në një aksident automobilistik.
Ai reagoi para pak ditësh duke thënë se është në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe nuk do të vdiste derisa ta vendoste zoti.
I ftuar në ‘1 Kafe prej Shpisë’, ai ka zbuluar se lajmin e përhapi një person nga Maqedonia, identitetin e të cilit nuk dëshironte ta bënte publik.
“Dyshimi është që është dikush në Maqedoni, një person që gjthmonë shpik gjëra të tilla për mua”, tha këngëtari.
Personat më të prekur nga ky rast ishin vajzat e tij, që ndodhe jashtë vendit si dhe bashkëshortja e djalit të tij, Ariana Fejzullahu.