Pas deklaratave të fundit nga drejtori i fondit shëndetësorë Den Donçev ku është akuzuar se firma e afërt me një ish bashkëpunëtorë të ish kryeministrit Gruevski se ka importuar barna të falsifikuara nga Turqia, është kontaktuar edhe ish ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov gjatë kohës kur ai ka qenë ministër pra në vitin 2012 është bërë dhe importi i barnave të falsifikuara.

Ndonëse është kontaktuar disa herë nga Fokus ish ministri i shëndetësisë Todorov për t’u pyetur nëse ndihet përgjegjës mbi këtë skandal, ai nuk është përgjigjur në asnjë rast edhe pse disa herë më parë ka thënë se barnat janë kualitative dhe të sigurta.

Ai para pesë viteve ka thënë se vendosja e importit paralel të barnave do të mundësojë nivel të lartë të konkurencës, treg të rregulluar.