Ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska – Milevska në një intervistë për 360 shkallë në Alsat-M duke komentuar dënimin me burg të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski theksoi se është çështje e pushteteve.

“Nuk dua të komentojë vendime gjyqësore, kemi pushtetet ekzekutiv, ligjvënës dhe gjyqësor. Nuk dua të komentojë këtë”, theksoi Kançeska – Milevska.

Ajo ishte ministre e Kulturës gjatë kohës së qeverisjes së Nikolla Gruevskit nga viti 2008, duke qenë edhe një figurë kyçe në këtë parti, sidomos me realizimin e projektit “Shkupi 2014”.

Kançeska-Milevska është akuzuar në rastin “Tenderët”. Sipas Speciales përmes tenderit të parregullt dhe të kurdisur, shteti është dëmtuar për gati një milion euro për kryerjen e punëve ndërtimore në Muzeun e VMRO-së.