Sonte në ora 19 do të mbahet takimi i radhës i ish ushtarëve të UÇK-së lidhur me propozim ligjin për zgjidhjen e statusit të UÇK-së. Takimi do të mbahet në kafiterinë “Ajeti” te lagja “Orta Bunar”. Në takim do të jetë prezent edhe hartuesi i propozim ligjit, Azbi Nuredini, i cili të pranishmit do t’i njoftojë lidhur me aktivitetet që po zhvillohen në funksion të dërgimit të propozim ligjit në Parlamentin e Maqedonisë./Gazeta Lajm