Inspektorati Shtetëror I Tregut gjatë ditës së djeshme ka kryer 524 kontrolle dhe 26 mbikqyrje nëpër objektet hotelierike në shumë qytete të vendit. Nga Kabineti I Zv/Kryeministrit për Luftë kundër Korrupsionit dhe Resursveve Njerëzore, Lupço Nikolovski njoftuan se janë vërtetuar parregullsi në 4 objekte hotelerike, që kishin shkelur protokollet e autoriteteve shëndetësore. Bëhet fjalë për tri objekte në Shkup dhe nja në Manastir, ku Inspektorati I Tregut do të dorëzojë kallëzime penale.

Nga Kabineti I Zv/Kryeministrit Nikolovski shtojnë se janë hasur edhe dy objekte të paregjistruara në Manastir dhe Dibër dhe një object tjetër në Shkup që nuk ka respektuar orarin e punës, për cka do të pasojnë procedura kundërbajtëse. Njëkohësisht janë shqiptuar dy masa për shkelje sipas Ligjit për Hoteleri në dy objekte në Dibër dhe Shkup. /KlanMacedonia