Një kompani amerikane është duke hapur një resort në një ishull në Finlandë, që ua ndalon hyrjen meshkujve.

Ishulli SuperShe është në fazën e fundit të përgatitjeve në arkipelagun e Helsinkit, dhe prite që këto ditë të hapë dyer për mysafirët femra, transmeton Telegrafi.

Në këtë ishull u ndalohet hyrje meshkujve e në veçanti brenda resortit që ka dhoma super luksoze për mysafirët femra. Në fakt atë do të mund ta vizitojnë anëtarët e komunitetit SuperShe, një rrjet i themeluar nga amerikania Kristina Roth.

Roth e cila dikur merrej me biznes, ka pranuar se kjo ide i kishte ardhur në mente kur gjatë një vizite në një ishull në SHBA, e kuptoi se meshkujt i shpërqendrojnë femrat gjatë pushimeve.

“Sa herë që para femrave kalon një mashkull i bukur, ato duhet të jenë të rregulluara. Kështu do të jetë më mirë nëse në një resort turistik femrat rrinë të qeta, pa u frikësuar se ndonjë mashkull mund t’i shoh të parregulluara”, ka deklaruar ajo për Neë York Post.