Isis ka marrë përgjegjësinë për një sulm me raketë në pjesën jugore të Izrealit në port në qytetin Eilat, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.

Sistemi izraelit anti raketor ka ndaluar tre raketa të nisura nga Sinai të mërkurën në mbrëmje, ka deklaruar Forca Mbrojtëse e Izraelit.

Mendohet që janë lansuar shtatë raketa, ndërsa askush nuk është lënduar pas hedhjes së tyre.

Mediat në Gaza kanë raportuar që hedhjen e ka bërë grupi ISIS dhe jo Hamas.

ISIS ka marrë përgjegjësinë mbi sulmin përmes agjencionit zyrtarë për media.

Sulmi është realizuar nga një grup xhihadistësh të vendosur në provincën Sinai në Egjipt, të cilët besohet që kanë sulmuar edhe më parë Izraelin.