Itali: Prostituta shqiptare përveç pagesave të majme fuste në kurth klientët

Një prostitutë me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia italiane në Monza nën akuzën e tentativës së grabitjes si dhe forma të ndryshme shantazhi.
 

Gruaja”rekrutonte” klientët nëpërmjet sajteve në internet kundrejt pagesave që shkonin deri në 500 euro.

Përveç kësaj, gruaja u bënte foto fshehurazi klientëve të vet, duke i përdorur më pas për shantazh. Shpesh klientët nuk e pëlqenin gruan për shkak të pamjes dhe në lojë hynte tutori, i cili i kërcënonte gjithashtu klientët.

Në një nga rastet, si ai i mbrëmjes së shkuar, forcat e rendit ndërhynë pasi një klient që kishte refuzuar gruan telefonoi policinë.

Gjatë kontrollit të telefonit, gruas i është gjetur edhe një listë e gjatë me klientë. Çifti shqiptar rreth 30 vjeç, është arrestuar edhe më herët, më 9 mars për një incident të ngjashëm në Cinisello Balsamo të Milanos, shkruan Ora.