Një restorant kinez akuzohet se ka shërbyer për të ngrënë këmbët e një njeriu, pasi kamerieri postoi një foto të tmerrshme, duke pretenduar se e kishte marrë në kuzhinën e restorantit. Fotoja e zymtë tregon dy këmbët e prera pjesërisht dhe të dekompozuara në një tas blu.

Fotoja u shfaq në rrjetet sociale kur një slloven shkoi në restorant në Padova të Italisë së bashku me miqtë e tij dhe e pyeti me delikatesë kinezin për putrat e ariut. Kamerieri, emri i të cilit nuk përmendet në raport, sqaron se fotografia me këmbët e njeriut ishin “putrat e ariut”, që iu shërbyen më vonë një slloveni dhe miqve të tij.

 

Pasi pamë foton shqetësuese në mediat sociale, një klienti i rregullt italian e raportoi ngjarjen tek autoritetet. Policia dhe zyra e Mbrojtjes së Konsumatorit inspektuan restorantin dhe gjetën atje rreth 55 kg mish të ngrirë me origjinë të dyshimtë dhe peshk.

Gjithashtu ata gjetën papastërti dhe yndyra në frigoriferët e restorantit, në dysheme dhe në të gjithë ambientin. Qese me këmbë bretkose dhe gaforre është raportuar se u gjet në atë restorant, por që iu kishte kaluar afati i skadimit. Policia është konsultuar me një mjek-ligjor për të kuptuar fotografinë me këmbë, i cili tha se duken se ngjajnë me ato të njeriut. Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e të vërtetës.

(gazeta-Shqip.com)