Italia dhe Zvicra kanë ndarë pikët pas barazimit 1:1 në ndeshjen e dy ekipeve të para të grupit C për kualifikimet në Kampionatin Botëror. Widmer kaloi Zvicrën në epërsi në minutën e 11-të të ndeshjes.

Italia më pas mori iniciativën dhe golin e gjeti tek në minutën e 36-të kur shënoi Di Lorenzo. Krejt në fund të ndeshjes, Jorginho pati rastin e njëjtë si ndeshjen e parë ndaj Zvicrës, por e humbi penalltinë duke gjuajtur mbi portë.
Kështu, Italia ruan primatin me 15 pikë, aq sa ka edhe Zvicra, por me goldallim më të dobët.