Maqedonia i ka përmbushur të gjitha kriteret për anëtarësim në NATO, ndërkaq ishte e bllokuar dhe e lënë e vetme. Argumentet për bllokimin e Maqedonisë janë argumente të imagjinuara gjatë Luftës së Ftohtë të cilat nuk kanë vend në projektin e Evropës së bashkuar të lirë dhe të qetë, tha presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov në fjalimin në Konferencën e 21-të të shefave të shtatmadhorive të armatave të vendeve anëtare të SHBA-së – Kartës së Adriatikut. Sipas kryetarit, dera e hapur që të hyjmë në Aleancë është ftesë metaforike, por megjithatë Maqedonia me NATO-n i ndan të njëjtat vlera, interesa dhe prioritete.

“Me NATO-n i ndajmë detyrimet, detyrat dhe përgjegjësitë. Me NATO-n i ndajmë të njëjtat kritere. Për këtë shkak edhe ndërveprimi dhe aftësia operative janë tema të tejkaluara që moti. Atë e bëjmë sepse nga fillimi i pavarësisë në Aleancë e shohim ardhmërinë tonë”, theksoi kryetari dhe porositi se pret që NATO të mbetet besnike ndaj projektit të madh që, siç tha, do të mundësojë që edhe hija e fundit e ndarja e bllokimit të Ballkanit dhe Evropës të zhduket.

Kryetari në fjalimin e tij theksoi se ka kaluar koha kur kufijtë e Evropës ruheshin jashtë Evropës. Shteti sovran territorial po përballet edhe me kërcënime të reja jo territoriale. Sipas tij, edhe pse po ulet numri i konflikteve ndërshtetërore, njëkohësisht po rritet numri i konflikteve në vetë shtetet. Për shkak të radikalizmit nga luftëtarët e huaj, sipas presidentit Ivanov, Evropa gjithnjë e më shumë po përballet me sulme të kryera nga gjenerata e dytë apo e tretë e emigrantëve të ardhur në vendet evropiane. /Fol/