Deputetët e rinj dhe udhëheqësit e partive politike dhe koalicioneve të cilët fituan mandate në Kuvend, festat e fundivitit do t’i kalojnë duke menduar për kombinatorika për atë si se të formojnë shumicë parlamentare prej 61 deputetëve.

 

Presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov, sipas Kushtetutës duhet që për 10 ditë pas konstituimit të Kuvendit, gjegjësisht deri më 9 janar, tja jap mandatin partisë ose partive që do të arrijnë të mbledhin 61 nënshkrime, për të formuar Qeverinë e re.

Pas kësaj mandatari ka afat prej 20 ditëve që Kuvendit t’i dorëzojë propozimin për formimin e Qeverisë. Nëse mandatari për 20 ditë nuk arrin që ta bëjë këtë, e gjithë procedura përsëritet duke ia dhën mandatin një mandatari tjetër./Telegrafi/