Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorgje Ivanov dërgoi urime për qytetarët për 23 Tetorin, si ditë e Luftës Revolucionare të Maqedonisë, në të cilën theksohet se ky kremtim i kësaj feste është simbol i betejës shumë shekullore i popullit maqedonas për liri, shtet dhe mëvetësi, transmeton Zhurnal.

“Rrënjët e luftës revolucionare maqedonase me formimin e Organizatës Revolucionare Maqedonase, më 23 Tetor në vitin 1983, kur gjashtë maqedonas i bashkoi një vision që të përmbushin ëndrrën shekullore, Maqedoni të lirë.Rruga për liri është përmbushur me sfida, por forcën e gjetën për të vazhduar dhe ballafaquar para vështirësive në idealin e tyre”.

Ivanov më tej thekson, se përgjegjësia jonë është që tju japim respekt luftëtarëve tonë për liri dhe pamvarësi, dhe të ndjekim rrugën e tyre.