“Pas konstituimit të Kuvendit, nëse presidenti i shtetit Gjorgje Ivanov nuk ia ndan mandatin kreut të LSDM-së Zoran Zaev, atëherë më nuk duhet që të pritet, por vet Kuvendi përmes shumicës mund të formojë Qeverinë” thotë ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Trendafil Ivanovski. Sipas tij me këtë akt nuk shkelet Kushtetuta dhe se Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetenca që ta vlerësoj atë.

“Si pikë e rendit të ditës do të vendoset propozimi për zgjedhjen e Qeverisë, pasi që programin për atë Qeveri, Zaev e ka shpall para opinionit. Ai program do të vendoset në seancë si pikë e rendit të ditës, ku dhe do të rishqyrtohet në Kuvend. Është me rëndësi Kuvendi të mund të vendos të ketë kuorum, ai kuorum është kuorumi i përgjithshëm që kërkohet të ketë më shumë se 61. Shumicën e kanë, bëhet votimi dhe ne mund që t’i përgëzojmë dhe neve të na lirojnë”, tha Trendafil Ivanovski, Ish Kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Sipas profesorit të së drejtës kushtetuese, Temelko Ristevski, nëse Ivanov për së dyti herë nuk ia jep mandatin Zaevit për formimin e Qeverisë, atëherë sipas tij duhet të ndërmerren këto veprime:

“Në qoftë se nuk e jep mandatin në afat prej 10 ditëve që nga konstituimi i Kuvendit, mund që Kuvendi të mblidhet dhe të zgjedhë Qeverinë edhe pa atë akt formal të dhënies së mandatit nga ana e presidentit të shtetit”, u shpreh Temelko Ristevski, Profesor i së drejtës kushtetuese.

Avokati Aleksandar Nakov thotë se Ivanov për të mos vazhduar me shkeljet ligjore dhe kushtetuese, duhet ti ndajë mandatin kryetarit të LSDM, që sa më shpejt të formohet Qeveria dhe vendi ti përkushtohet reformave.

“Ne jemi tani në një situatë që vlerësojnë partitë se presidenti duhet që ta ndajë mandatin, por parashtrohet pyetja çfarë në qoftë se ai nuk e bën atë përsëri atëherë vetë deputetët mund që të vazhdojnë të tejkalojnë këtë ngërç institucional”, u shreh Aleksandar Nakov, Ish Gjyqtarë.

As edhe programi i qeverisë së re i prezantuar nga LSDM-ja, nuk e  ka bindur kreun e shtetit Gjorge Ivanov për të dhënë mandatin për formimin e ekzekutivit. Nga Kabineti i Presidentit kanë bërë të ditur se ende nuk janë mënjanuar pengesat për dhënien e mandatit, që aludon në mos-heqje dorë nga zbatimi i disa prej kërkesave nga deklarata e partive shqiptare. Por kushtetuta është e qartë, ashtu që sipas nenit 90 të Kushtetutës, kryetari i shtetit është i obliguar që në afat prej 10 ditëve nga konstituimi i Kuvendit, ti ndaj mandatin për formimin e Qeverisë kandidatit të partisë, gjegjësisht partive të cilat kanë shumicën në Kuvend. Pas kësaj mandatari në afat prej 20 ditëve nga dita e marrjes së mandatit,  Kuvendit ia paraqet programin dhe propozon përbërjen e Qeverisë. Kuvendi me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve  e zgjedh Qeverinë e re.