Kryetari i Degës së Lëvizjes BESA në Zhelinë dhe anëtari i Kryesisë Qendror, Blerim Sejdiu, duke ndjerë rreziqet e zjarrit në Komunën e Zhelinës ka shkruar: “Nëse autoritetet kompetente deri nesër ora 12:00 nuk intervenojnë që ta shuajnë zjarrin mbi fsh.Leshnicë dhe fsh.Strimnicë, Lëvizja BESA në komunën e Zhelinës do të dalë në terren ta shuajë zjarrin!”

Ndërkohë, pas këtij statusi të Sejdiut të BESËS, duket se menjëherë është alarmuar kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e BDI-së, Fatmir Izairi, i cili i ka nxjerrë disa punëtorë në terren për të lokalizuar zjarri.

Me çka Izairi ka shkruar: “Mjerim..! Paramendoni me çfarë gjesti fëmijëror kemi të bëjmë??
Ekipet tona e shuajtën zjarrin me sukses, pasi zjarri nuk ka lidhur kontratë me “Lëvizjen ik”, e ta pret Blerim Sejdiun të intervenon nesër ora 12.00, atëherë përse nuk erdhët sonte të na ndihmoni?
Nëse flitet për kompetenca, i takon zjarrëfiksëve, qendrës për menaxhim me kriza dhe qendrës për mbrojtje dhe shpëtim, por ne përsëri jemi këtu dhe e kryjmë punën tonë.
I njëjti fjalor me muaj të tërë, njëherë për pastrimin e borës, njëherë për mbeturinat e kurrë nuk dolën, sepse NE jemi aty për qytetarët me plotë gatishmëri dhe përgjegjësi dhe për fatin tonë të mirë e fatin e keq të Lëvizjes besa, ne i evitojmë shumë shpejtë dëmet, veprim të cilin e kemi dëshmuar disa herë me radhë.
Iu bëjmë pyetje, se a e i ndjekin shkrimet e tyre? Apo si duket reagoni kur puna kryhet. Deri kur do të vazhdojnë me këto shkrime qesharake dhe fëmijërore?
Zjarri nuk pret…“.

Kurse kësaj Sejdiu i është kundërpërgjigjur: “I nderuar z.Fatmir!
Nga paniku i frikës, ju nuk jeni në dijeni çka flitni!
Mua sinqerisht më vjen keq, që kaq shumë trishtoni nga reagimet e Lëvizjes BESA, por dijeni se ne për këtë jemi këtu, sepse qytetarët duan kështu, sepse ne jemi zëri dhe shpresa e tyre.
Nga ana tjetër, na vjen mirë që reagimet tona i merrni kaq seriozisht duke i nxjerrë në terren punëtorët (“e shkretë”) të Ndërmarrjes Publike Komunale, të cilët – duke mos e patur detyrë – keqpërdoren për interesat tua personale.
Më vjen keq por “ultimatumi” nuk kishte të bëjë me ju as komunën e Zhelinës, por me organet kompetente të cilat udhëhiqen nga partia juaj, kaq shumë vite. Ne nuk ju drejtuam juve sepse e dijmë që ju keni dështuar skajshmërisht në këtë drejtim,pasi që nuk keni mundur gjatë dy mandateve në krye të komunës të siguroni të paktën një makinë zjarrëfikësi që dp të ishin në shërbim të banorëve të komunës së Zhelinës. E jo të dilni sikur sonte, sikur me qenë një bashkësi lokale e paorganizuar.
Si do qoftë, ne për momentin nuk jemi në krye të komunës, as nuk udhëheqim me këto institucione, që do të thotë se ky është obligim i partisë suaj që nuk ka mundur gjatë gjithë kësaj periudhe të sistematizojë institucionet që merren me menaxhimin e krizave.
Menaxhimin nga duart e juaja së shpejti do t’jua marrin qytetarët, dhe Lëvizja BESA këto institucione do t’i transformojë nga kriminale në qytetare, nga korruptive në transparente dhe zhvillimore. Kjo kohë është shumë afër! Paqe!
Mirupafshim në Zhelinën e lirë!”