Artin Spahiu, i njohur herë si analist e herë si përfaqësues i BDI-së në Dibër, pasi që mban postin e drejtorit të Shtëpisë së Kulturës ka drejtuar akuza ndaj shqiptarëve që janë pjesë e LSDM, por caku i tij janë figurat kyçe dhe emërimet e fundit të këshilltarëve dhe drejtorëve.

Ja postimi i tij:

Ne të gjithë habiteshim se si i mori LSDM-ja gjitha ato vota shqiptare. Tani na dalin drejtora, këshilltarë, antarë bordesh e këshillash, …shqiptarë të propozuar nga LSDM-ja? A thu Zaevi i ka emëruar ata si eksperta?

E çfarë eksperta, ja çuan “delet” shqiptare që t’a votojnë LSDM-në.

Mos harroni o ju “kosmopolitantistët” shqiptarë të LSDM-së, se edhe Rahman Morina, Sinan Hasani, Ali Shukria, Xhemail Veseli…. në kohën kur kanë qenë funksionarë, kanë qenë të respektuar nga masa e indoktrinuar nga sllavizmi, siç jeni sot ju nga ata që i indoktrinuat dhe gënjyet, por kur u zgjuan shqiptarët, sot ata nuk u lanë fytyre as fëmijëve të tyre. E njëjta do të ndodhë edhe me Ju, o shpirtshiturit e kohës moderne, o turpi i shoqërisë sonë!