Ivanka Trump ,vajza e parë e Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, ndjehet mjaft e emocionuar me rastin e inaugurimit të babait të saj për postin e të parit të shtetit amerikan.

Këtë e tregon një fotografi e publikuar nga vet Ivanka, të cilën e ndau me publikun në facebook, ku shihej që sapo ka arritur në Washington.

‘’Sapo arrita në Washington DC bashkë me familjen time. Moment shumë special’’ është shprehur Ivanka teksa shihet me fëmijët e saj në duar.