Studiuesi turk prof.Dr. Xhanan Karataj ,ka folur rreth dëmeve që shkakton në 60 minuta nje gotë Coca-Cola.

Ai i ka klasifikuar këto dëme në 8 kategori:

1) 10 minutat e para, gjaku juaj perthith 10 lugë çaji sheqer.Kjo është 100 herë me e madhe se doza ditore që duhet te marrë trupi. Mos-shkaktimi i të vjellave nga kjo sasi e sheqerit, ka te bëjë me permbajtjen e acidit fosforik në pije.

2) 20 minutat e para, rritet shumë niveli i sheqerit në gjak. Si pasojë e kësaj, pankreasi prodhon më shumë insulinë dhe teprica e sheqerit fillon të depozitohet në trajtë yndyrore në mëlçi.

3) Brenda 40 minutave, e gjithë kafeina ka hyrë tashmë në qarkullim. Eshtë rritur presioni i gjakut dhe duke u prodhuar më shumë sheqer nga mëlçia ai kalon përsëri ne gjak dhe rrit nivelin e sheqerit.

4) Brenda 45 minutave, rritet struktura dopaminë në tru dhe nxitet ndjenja e kënaqësisë (lumturise- nje efekt i ngjashem me ate te heroines).

5) Brenda 60 minutave, krijohet një ndjenjë e papritur urie.

6) Përsëri do të pini Coca-Cola dhe te hani embelsira.

7) Sa më shumë që të vazhdojë ky cikël shtohet dhe depozitimi i yndyrës(vjamosja) në melçi dhe bark, në të gjitha qelizat e trupit zhvillohet rezistenca ndaj insulinës dhe leptinës. Tashmë keni filluar të shendosheni dhe të jeni më të ndjeshem ndaj të gjitha sëmundjeve degjenerative.