Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe shumë ftohtë me kushte për rreshje të dobëta të borës nga orët e mbrëmjes.

Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus 24 gradë celsius, dhe gjatë ditës do të arrijë në minus katër gradë, transmeton TetovaSot.

Në Shkup mot i ngjashëm me temperaturë minimale prej minus 16 gradë, dhe në maksimum deri në minus 8 gradë.

Të martën do të ketë rreshje bore, dhe do të fryjë erë nga veriu, por do të jetë e dobët.

Të mërkurën dhe të enjten do të jetë mot kryesisht me vranësira dhe do të fillojnë rritjet graduale të temperaturës.

Të premten do të fryjë erë nga jugu dhe do ketë një rritje të konsiderueshme të temperaturës së ajrit, nga perëndimi do të fillojë rreshje të cilat në jug të vendit do jenë nga shiu./TetovaSot/