“Dhuna nuk është zgjidhje e nevojshme që të ulen gjakrat”, shkruan lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski në “Facebook”, pas ngjarjeve të fundit në Kuvend, ku u sulmuan fizikisht deputetët e shumicës parlamentare, nga ana e simpatizantëve të VMRO-DPMNE-së.

Gruevski thotë se VMRO-DPMNE do “të jetë përballë procedurave të LSDM-së kundër shtetit nëpërmjet mjeteve juridike dhe politike”.