Vajza e vogël e Zonjës së Parë të Francës ka akuzuar kundërshtarët politikë për xhelozi ndaj nënës së saj, Brigitte Macron.

Tiphaine Auziere i ka quajtur sulme seksiste ato ndaj mamasë së saj.

Avokatja 32 vjeçare ka thënë për televizionin francez BFMTV: Ne nuk duhet të rrimë më indiferent ndaj kësaj, edhe pse unë nuk dua t’i jap shumë rëndësi njerëzve të cilët përçojnë negativitete të tilla, sepse është e papranueshme që në shekullin e 21, në Francë të bëhen sulme të këtij lloji.

Këto janë sulme që ne nuk do t’ia bënim një politikani mashkull ose një mashkulli i cili do të shoqëronte një femër politikane.
Prandaj, unë mendoj se e gjitha është xhelozi dhe komentet e tyre janë të pavenda.”

“E vërteta është e kundërta, kam takuar njerëz të cilët e admirojnë atë që bën, punën e saj dhe përfshirjen në fushatën elektorale. Nëse njerëzit nuk kanë të bëjnë gjë tjetër, veç të kritikojnë, lërini ta bëjnë, do ta na bashkojë akoma më tepër”, shtoi Auzière.