Gara për zgjedhjet lokale në komunën e Haraçinës po bëhet gjithnjë me nxehtë, njofton agjencia e lajmeve INA. Transfere të shumta nga njëra parti tek tjetra dhe betejë e ashpër mes kandidatëve se kush do ta drejtoj komunën e cila për vite me radhë është anashkaluar nga regjimet maqedonase.

Por, ajo që është më interesantja në këtë garë, është faktin se të gjithë kandidatët kanë një pikë të përbashkët, ata janë me origjinë nga fshati Brezë, i Malësisë së Karadakut, fshat që historikisht ka ditur të rezistoj dhe luftoj për vlerat kombëtare.
Agjencia e lajmeve INA mëson se që të tre kandidatët shqiptarë janë nga Breza, ndërsa kandidatja e LSDM-së, Melekie Halimi është me origjinë nga Grushina, por e martuar një familje që ka rrënjët nga fshati i Brezës.
Bashkimi Demokratik për Integrim në këtë komunë garon me historianin Isuf Bislimi, BESA me Ali Ismailin dhe Aleanca me Isen Ramadanin. (INA)