Burgu i Idrizovës mbrëmë ka qenë në alarm, pasi që burgu u blindua nga forcat speciale. Kjo pasi që dy persona të maskuar rreth orës 21.00 kanë shtënë në ajër dhe anë tentuar që të hyjnë në pjesën e burgut ku janë të burgosura gra.

Tentimi për arratisje nga kjo pjesë e burgut është konfirmuar edhe nga të burgosur,  dhe se ata që tentuan të arratisen kishin përkrahje edhe nga jashtë.  MPB ende nuk ka konfirmim zyrtar për këtë incident, por gjatë ditës pritet të jap detaje.

Ndërsa detaje ka dhënë drejtori i burgut Qerim Mahmuti.

“E saktë se ka pasur të shtëna. Dy persona nga ana e pasme e burgut, kanë tentuar që ti afrohen pjesës së burgut të grave. Por gardianët menjëherë kanë ndërhyrë. Dy personat kanë shtënë një plumb në ajër, nuk ka të plagosur. Pas kësaj ata janë larguar. Nuk bëhet fjalë për arratisje dhe se gjendja në burg është e qetë”, theksoi drejtori i burgut të Idrizovës, Qerim Mahmuti.