Dëshmitë e mbrojtjes për rastin “Lagja e trimave”, janë kryesisht dëshmi verbale, ka theksuar njëri nga avokatët e të pandehurve, Naser Raufi.

“Atë do ta bëjmë kur do vijmë në fazën e shqyrtimit të të akuzuarve. Të gjithë të akuzuarit do të dëshirojnë të japin deklarata dhe këtë e kemi njoftuar edhe sot në seancën kryesore. Ndërsa, për faktet vendimtare, ne besojmë se ka një gjenezë, që do të thotë një lidhje midis ngjarjeve që janë Lagjia e Trimave dhe bombat, të ashtuquajturat “bomba” bisedat e përgjuara. Unë dhe të akuzuarit jemi të bindur se me këto zhvillime është dashur të defokusohet opinioni nga bisedat e përgjuara. Ne jemi të bindur se bëhet fjalë për strukturë dhe se në procedurat e mëvonshme do të përmendin emër dhe mbiemër. Madje edhe sot disa nga të pandehurit kanë njoftuar angazhimin e disave nga disa instuticione, por që tani nuk do t’i kishim thënë, tha avokat Raufi.

Në seancën e parë të sotme gjyqësor në rastin “Lagjia e Trimave” janë dhënë deklarata nga dy avokatët e 18 të akuzuarve, dhe një tjetër seancë është planifikuar për të enjten, ndërsa seancat kryesore janë planifikuar për në mars.