BE-ja u bën apel partive politike për të bashkëpunuar me Prokuroren Speciale Publike dhe për të ndaluar sulmet ndaj këtij organi të pavarur dhe për të ndaluar kërcënimet ndaj zyrtarëve publikë detyra e të cilëve është që të përgatisë zgjedhjet, thuhet në deklaratën e BE-së.

“Theksojmë se të gjitha partitë politike kanë rënë dakord për emërimin e prokurores speciale dhe tani ata duhet të tregojnë bashkëpunim konstruktiv me të dhe ekipin e saj dhe të përmbahen nga sulmet në këtë organ të pavarur”, thuhet në mesazhin nga BE.