Arben Llalla

Gjatë viteve 1941-1944, Tetova i përkiste Shqipërisë dhe çdo gjë funksiononte me vulat e Shtetit Shqiptar si: shkollat, gjykatat, policia, ushtria, prefektura, etj.

Kjo është libreza e punës e Demirali Bajramit i lindur në vitin 1920, në Lisec të Tetovës i cili ka punuar atë periudhë roje kufiri.

Libreza është lëshuar më 1 Maj 1944, nga Komandanti i Përgjithshëm i Rojes së Kufirit dhe i Financës të Mbretërisë së Shqipërisë, Kolonel Sami Koka. Shumë pak dokumenta të tilla ekzistojnë për atë periudhë ku tregohet funksionimi i shtetit shqiptar në territoret e sotme të Republikës së Maqedonisë. Falenderojmë z.Irfan Murselin që na e dhuroj këtë librezë me qëllimin e mirë që të dalin në dritë historia jonë kombëtare. dokuemtn2