Analisti Albert Musliu ka thënë se daljen nga kriza institucionale duhet ta ofrojë shumica e re parlamentare e cila ka siguruar numrat në Kuvend, dhe se mjafton të jetë më e vendosur në zbatimin e Kushtetutës dhe ligjeve.

Shumica e re duhet të shfaqë një vendosshmëri më të madhe, t’i merr hapat e duhur të cilat janë konfrom kushtetutës dhe ligjit, ta konstituojë parlamentin deri në fund dhe ta formojë qeverinë. Përderisa ajo nuk ndodhë është absurd të mendojmë se perspektivat euroatlantike janë duke lëvizur.

Ai është parakusht i parë për të filluar reformat të cilat na janë vendos se çfar duhet të bëjmë edhe prej partnerëve tanë ndërkombëtarë veçanërisht prej UE-së me qëllim që të zhbllokohen integrimet euroatlantike tjetër dalje ska”, tha Albert Musliu, për “TVM2”.

Musliu nuk përjashton mundësinë për sanksione ndaj aktorëve politik të cilët sipas tij keqpërdorin pozitat e tyre por nuk beson se diçka të ngjajshme bashkësia ndërkombëtare mund të aplikojë për të gjithë qytetarët.