Sipas profesorit universitar dhe njohësit të çështjeve politike, Denko Maleskit, në Maqedoni mungon kultura e llogaridhënies, transmeton gazeta Lajm.

Ai në kolumnën e tij të fundit vë në theks se sistemi rus dhe ai maqedonas nga BE quhen si “shtete të robëruara”.

“Atje ku nuk ka llogaridhënie ka pushtet të pakontrolluar. Ndërkaq përfaqësuesit e qeverisjes së këtillë, në mungesë të shtetit të së drejtës, pa pengesë zhvillojnë dy projekte: njërën për “të mirën e përgjithshme” dhe tjetrën për pasurim personal”, shkruan Maleski.