Nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska, e ftuar në emisionin “200” në Alsat-M, ka folur për herë të parë në lidhje me situatën aktuale në Maqedoni duke treguar mbi tjerat për bisedimet në mes partive politike shqiptare dhe për LSDM-në.

Ajo ka treguar se kur do ta mësojë gjuhën shqipe, dhe se ka provuar disa herë ta mësojë vet, por për fat të keq nuk ka pasur sukses.

Sheqerinska ka thënë gjithashtu se gjuha shqipe është zyrtare në Maqedoni.