Sipas të dhënave statistikore botërore të përpiluara sipas numrit të banorëve, 20.000 njerëz në vit në Maqedoni vdesin nga komplikimet të cilat i shkakton diabeti.
Këtë sot e theksoi drejtori i Spitalit Special “Filipi i Dytë”, Zhan Mitrev, i cili tha se sipas të dhënave të tyre për pacientë, ka rritje të vazhdueshme të numrit të të sëmurëve nga diabeti, të cilët kërkojnë edhe shumë operacione të ndërlikuara dhe të vështira.
“Në popullsinë tonë të përgjithshme të pacientëve të cilët i kemi ,rreth 70 për qind janë me diabet. Diabeti është epidemi në nivel botëror dhe është sëmundje e kontrolluar e cila mundet shumë mirë të rregullohet dhe pacientët të arrijnë edhe moshë të thellë, ndërsa nëse nuk rregullohet pasojat janë katastrofale”, theksoi Mitrev.
Sipas tij, është shumë e rëndësishme mënyra e të ushqyerit, sepse gjithnjë e më shumë ballafaqohemi me ushqim të industrializuar, ushqim fabrike e cila është shumë e ngarkuar me karbohidrate. Me prirje trashëgimore dhe ushqim të parregullt, sqaroi se shumë shpejt vjen deri në diabet.
Theksoi se diabeti e prish organizimin dhe ka komplikime në tërë trupin, duke filluar nga humbja e shikimit, funksionin e veshkëve, imunitetin, prirje ndaj infeksioneve të ndryshme, ndërsa ajo që është kryesore nga e cila kryesisht vdiset janë sëmundjet kardiovaskulare.
Theksoi se me rastin e shënimit të 17-të vjetorit të ekzistimit të Spitalit Special “Filipi i Dytë” dhe një vit punë në hapësirat reja, sot mbahet takimi punues edukativ në temën “Diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare” në të cilin do të marrin pjesë ligjërues nga SHBA-ja, mes të cilëve edhe Piter Batler.(MIA)