Krishtlindjet i lamë pas, por kur duhet t’i heqim zbukurimet nga shtëpitë, zyrat apo ambientet ku kemi dekoruar? Shumë teori supersticioze pretendojnë se mbajtja e dekorit të festave për një kohë të gjatë sjell fat të keq vitin që pason. Disa i heqin zbukurimet direkt pas Krishtlindjeve, të tjerë në datën 1 janar. Por sipas teorive supersticioze dekorimet duhet të hiqen pas “Natës së Katërmbëdhjetë”. Kjo është nata e 15-të pas ditës së Krishtlindjeve.

Dhe për t’a saktësuar ju duhet që dekoret t’i hiqni nga shtëpia juaj në datën 8 janar në mënyrë që fati i keq të qëndrojë larg jush dhe ju të nisni 2018-tën me gjithë energjinë e botës për të realizuar gjithçka që ju doni!