Në sondazhin e dytë online, të organizuar nëpërmjet aplikacionit të veçant në portalin FOL, e që është duke rrjedhur akoma, në pyetjen se ”Kush mendoni se duhet t`i prijë garës për kryetar të komunës së Tetovës” nga rradhët e opozitës, respektivisht Aleanca për Shqiptarët , rezulton se si figurë më e preferuar në këtë sondazh të jetë nënkryetari i partisë Vullnet Ferati.

Nga më shumë se 1000 të deklaruar brenda 24 orëve, për Vullnet Feratin kanë dhënë preferencën e tyre 50,9 % e të anketuarëve, ndjekës dhe lexues të rregullt të FOL-it.

Sa u përket kandidatëve tjerë të këtij sondazhi, në vend të dytë renditet zëdhënësi i partisë Flakron Bexheti me 32,6% ,i ndjekur nga profesoresha Vjollca Berisha e sapo angazhuar në këtë parti si ushtruese detyre e kryetares së Asamblesë së Femrave  me 7,01% dhe Arif Musa – ish anëtar i Antikorupsionit në vend me 5,31% të votave, të shprehura në anketë.

Po ashtu duhet përmendur edhe atë se një numër i konsiderueshëm i të anketuarve 4,17%, nuk kanë kurfar preferencash për kandidatët e lartpërmendur, ose kanë preferenca për kandidat tjerë.

Përndryshe zgjedhjet e ardhshme lokale- të rregullta, duhet të mbahen në muajin tetor, atëher kur edhe ligjërisht  përfundon mandati kryetarëve aktual të komunave. \fol.mk

Për të parë rezultatet e sondazhit kliko KËTU