Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu ka folur për rastin e vdekjes së dyshimtë të ish- aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

Ai në emisionin “Personale” në TV Dukagjini ka theksuar Astrit Deharin e ka vrarë pushteti.

“Përgjegjësinë për vdekjen e tij e ka pushteti që e ka arrestu pa kurrfarë faji dhe përgjegjësit e burgut, që është dashur ta mbajnë të sigurtë”, ka thënë ai, raporton Gazeta Blic.

Ai ka ngritur dyshime edhe për vdekjen e dëshmitarit kyç në rastin Dehari, Makollin.

Sipas Sejdiut, në këtë vend drejtësia është e kapur. Ai tha se edhe përgjimet kanë treguar më së miri, se si një politikan e zgjedh edhe kryeprokurorin e shtetit.