)

Një ngjarje makabre ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Gjermani ku një shqiptar nga Kosova ka goditur me sëpatë 9 persona.
Mësohet se shqiptari i identifikuar si Fatmir H, është me origjinë nga Kosova dhe jetonte në Wuppertal të Gjermanisë.

Sulmi ka ndodhur në Dusseldorf të Gjermanisë dhe ndër të lënduarit është edhe një vajzë vetëm 13-vjeçare e cila është në gjendje të rëndë

Pas sulmit me sëpatë, shqiptari ka ikur nga stacioni duke kërcyer nga ura, ku pësoi disa lëndime.

Autori ka qenë polic dhe vuan nga sëmundje mendore”, – shkruan policia gjermane në faqen e tyre.

Ndërkohë që policia nuk e përjashton mundësinë që autori mund të ketë edhe një të kaluar terroriste.

Ndërkohë që sipas informacioneve te gazetës gjermane “Del Spiegel”, i dyshuari Fatmir H., iu ka thënë hetuesve se ka vepruar i vetëm dhe ka shpresuar se gjatë sulmit policia do ta vrasë.

Gjatë kontrollit të vendit ku jeton kosovari që dyshohet se ka kryer sulmin në stacionin e trenit në Dusseldorf, është gjetur një certifikatë që tregonte se 36-vjeçari kurohej për “skizofreni paranojake”.

Po kështu janë gjetur medikamente për këtë sëmundje. “Sipas të gjitha gjasave fjala është për një sulmues të vetëm, një person i hutuar, të cilit i janë gjetur medikamente për skizofreni dhe paranojë”, u tha gjatë konferencës nga përfaqësuesi i policisë së landit Nordhein Westfalen.

“Ai ka qenë i vendosur në një spital psikiatrik, pasi është vlerësuar se mund të bëjë vetëvrasje”, ka raportuar “Rheinische Post”.