Në Kuvendin e Degës së ASH-së në Saraj, që u mbajt sot, u propozuan edhe  kandidatët e mundshëm për deputet që do të përfaqësojnë Aleancën për Shqiptarët në zonën e parë zgjedhore.

Në listën e kandidatëve të propozuar janë:

1. Abdullah Saliu – Saraj
2. Ekrem Alija – Saraj
3. Muhsin Arifi – Kondov
4. Orhan Osmani – Gllumovë
5. Blerim Halimi – Shishovë

Përndryshe me 11 mars në Kuvendin Qendror të ASH-së, që do të mbahet në Gostivar, do të zyrtarizohen listat e kësaj partie në pesë zonat zgjedhore, për zgjedhjet e 12 prillit. /fol.mk