Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti pas lajmit të hidhur dhe tronditës për vrasjen makabre të Hazbi Idrizit, kryetar të Komunës së Bogovinës, ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjes së të ndjerit.

“Ngushëllime familjes, miqve, bashkëpunëtorëve të Hazbi Idrizit, Kryetarit të komunës së Bogovinës, u prehtë në paqë”, shkruan Ali Ahmeti.

 Ndryshe sot kryetari i Komunës së Bogovinës, u qëllua me armë zjarri nga Qani Abazi, i cili poashtu ndërroi jetë sot në Spitalin e Shkupit, pas plagëve të marra.

Qani Abazi pas vrasjes së Hazbi Idrizit kishte qëlluar veten me po të njejtën pistoletë.