Sod rreth ores 15:45 u lirua nga spitali lideri i Lr-Pdsh-së Ziadin Sela.

Ziadin Sela nga spitali shtetëror i Shkupit u transferua në spitalin e Tetovës ku për gjendjen e tij cdo ditë  informonte sekretari i Lr-Pdsh Dr.Arben Taravari.Edhe pse vizitat u ndaluan nga personeli mjekësor interesimi dhe përkrahja për të cdo ditë e më shume ishte më e madhe.
Nga pamjet lideri Sela shihet në gjendje të mirë shëndetsore,i buzëqeshur dhe më i fortë se kurr ,i gatshëm për të vazhduar betejën dhe kontributin    për rënien e këtij regjimi.