Ja pse duhet të hamë fiq

Fiku është një ndër pemët më të vjetëra në botë, konsumimi i tij ka një sërë dobish për shëndetin.

Ai është një frut i pasur me proteina, sheqer, fosfor, kalcium, vitaminë A, B dhe C, duke u cilësuar si një frut ideal kundër lodhjes.

Gjithashtu fiqtë janë të njohur edhe për vetitë laksative, në rast të problemeve me kapsllëkun. Për këtë përdorim merrni dhjetë kokrra fiq dhe futini në një enë me një litër ujë, duke i lënë ashtu gjatë gjithë natës.

Në mëngjes herët pini lëngun dhe hani disa nga kokrrat e ndenjura në ujë. Kjo mënyrë është shumë efikase jo vetëm për të rriturit por edhe për fëmijët.