Shkruan:Ruzhdi Matoshi

 

Në Maqedoni po zhvillohet një debat për gjetjen e rrugëzgjidhjes së metodologjisë për mënyrën e pastrimit të listës zgjedhore dhe shmangies së mundësisë për manipulimin e saj pasi tani e dimë të gjithë se realiteti demokratik në Maqedoni që duhet të buron nga sovrani i cili është i manipuluar nga numrat në listat zgjedhore.

E rëndësishme në demokraci është që sovrani të lexohet drejt, ai nuk guxon të shtrembërohet sepse nxit konflikte, kriminalitet, lind liderë diktatorial e fashizoid.

FAKTORI POLITIK SHQIPTAR: Edhe pse përfaqësuesit politik shqiptarë janë të përfaqësuar në tavolinën e bisedimeve të Përzhinos ata janë anemik, pa deklarata, propozime, ide dhe pa rrugëzgjidhje edhe pse realisht nga shtrembërimi i sovranit më së shumti janë dëmtuar shqiptarët e Maqedonisë Pse? Do të citoja dy gazetarë të Kosovës të cilët lidershipin Shqiptar në Maqedoni e krahasojnë si lolo dhe të pa ditur për tu marrë me proceset e radhës apo tjetri që i karakterizoj se ua kanë futë qepën në prapanic sllavo-maqedonasit dhe nuk guxojnë të pronocohen rreth listës. dhe nëse vazhdojnë të sillen keshtu   e kanë një vend te sigurt në listën e tradhtisë kombëtare ku i prinë tash më i ndjeri tradhtari Raman Morina.

RRUGËZGJIDHJA E PASTRIMIT TË LISTAVE: Bashkimi Evropian në tërësi ka mbi 490 milion votues dhe pastërtia e listave atje tashmë më nuk është temë e cila e brengos demokracinë. Për pastrimin e listave duhet të kemi një sistem të mirë informatikë dhe një IT teknologji e cila pa problem do të zgjidhte problemin e akumuluar në këto 25 vite në Maqedoni. Sistem informativ i cili do të kishte sistem shumë transparent kontrolli llogaridhënës në azhurnimin e ndryshimit të të dhënave, sistem i cili momentalisht përdorët në BE. Për shtetin tonë rrugëzgjidhja shihet në ingranimin e numrit Amë të çdo qytetari që ka të drejtë vote në procesin e pastrimit të listave.

Nëse Maqedonia ka 1.8 milion votues sistemi informatikë automatikisht i përjashton qytetarët me dy, tre apo dhe katër herë të drejtë vote që në Maqedoni janë të shumtë. Ndërsa të kërkojë të gjithë numrat Amë e të vdekurve nga viti 1992 e deri më sot të cilët në listat votuese janë të shumtë, raporti për të vdekurit duhet të jetë mujor, nga administrata e shtetit ku nxirren certifikatat për ata që kanë vdekur.

Dhe barazia strikte e numrit të votuesve në 6 njësitë. Këto akte do të krijonin ambient kredibil të një procesi zgjedhor të besueshëm për Demokracinë tonë, që deri më sot është e brishtë