Seanca e sotme për rastin “Kumanova” është shtyrë me kërkesë të avokatëve mbrojtës, por edhe të Prokurorisë, raporton gazeta Lajm.

Informacionin për redaksinë tonë e ka konfirmuar avokatja mbrojtëse Artene Ademi.

“Shtyerja e seancës është bërë me kërkesë të avokatëve mbrojtës por edhe të prokurorëve. Meqë jemi në finalizimin e procesit do të përpilohen lista me dëshmi të reja, aty parashihen edhe dëshmitë verbale edhe material, përfshirë edhe dëshmitarë të ri”, sqaroi për gazetën Lajm avokatja mbrojtëse Ademi.

Seanca e radhës është caktuar për 5 maj.