Shumë prej jush kanë konstatuar sot një të ftohtë, që paralajmëron kështu zyrtarisht ndryshimin e stinës.

Por jo të gjithë mund ta dinë shpjegimin që ka zyrtarisht nga të dhënat astronomike çdo 22 shtator. Në një material të publikuar te “The Time”, zyrtarisht data 22 shtator përkon me ekuinoksin e vjeshtës, ku kjo ditë shënon fundin e verës dhe ditën e parë të vjeshtës për këdo që jeton në hemisferën veriore. Sipas materialit të publikuar kjo paralajmëron mot më të ftohtë dhe netë më të gjata.

Ekuinoksi ndodh në orën 04:02., kjo sipas EDT, Observatorit detar të SHBA, i cili merret me të dhënat astronomike dhe shërben si burim zyrtar i motit. Në ditën e ekuinoksit (një term latin) sipas NASA-s dita dhe nata janë secila nga 12 orë të gjata. Agjencia e hapësirës së SHBA-së thotë se ekuinokset ndodhin kur Toka është në përputhje me diellin drejtpërsëdrejtë mbi ekuatorin e Tokës.

Për vite me radhë motori i kërkimit Google ka festuar ngjarjen astronomike përmes ilustrimeve të Google Doodle. Imazhi i së premtes përshkruan një brejtës të vogël të veshur me shall duke u hedhur poshtë në tokë i lumtur për të pirë një filxhan çaji, cka paralajmeron edhe te ftohtin qe po vjen. Ndërkohë që dimri zyrtarisht për këtë vit do të fillojë më 21 dhjetor.