Studimet nga lumturia globale viteve të fundit kanë treguar që Danimarka, Norvegjia dhe Suedia janë popujt më të lumtur në botë.

Skandinavët i përmbahen një seti rregullash me të cilat kënaqen me jetën çdo ditë. Më poshtë po listojmë disa prej tyre:

Modestia dhe respekti për të tjerët

Në vendet Nordike egziston Ligji i Jante-s, një set rregullash që përcaktojnë sjelljet ndaj të tjerëve.

–         Ti nuk duhet të mendosh që je special

–         Nuk je aq i mirë dhe i mençur sa ne

–         Nuk mund ta bindësh veten se je më i mirë se ne

–         Nuk mund të dish më shumë se ne

–         Nuk je më i rëndësishëm se ne dhe më i mirë në gjithçka

–         Nuk mund të qeshësh sa ne

–         Nuk mund të mendosh se të gjithë kujdesen për ty dhe që mund të na mësosh çdo gjë

Sidoqoftë, Skandinavët vetë bëjnë shaka me këtë ligj, gjë që krijon një shoqëri shumë të shoqërueshme dhe bashkëpunuese. Modestia dhe respekti për të tjerët çmohen shumë. Sidoqoftë, ky ligj i dekurajon njerëzit të jenë arrogantë dhe mburracakë.  

Balanca midis punës dhe familjes

Ata e dinë sa e rëndësishme është ti kushtojnë kohë familjes. Shumica e zyrave në Danimarkë mbyllen në orën 5 pasdite. Aq më shumë, Danezët asnjëherë nuk punojnë jashtë orarit. Në Suedi, disa prej kompanive kanë shkuar edhe më tej duke bërë që orari i punës të jetë vetëm 6 orë në mënyrë që të rritet produktiviteti dhe lumturia. Familjes zakonisht dalin në park, bëjnë sporte dhe shkojnë në udhëtime, transmeton Gazeta Express.

Tubimet familjare pranë vatrës

Në Danimarkë, është një fjalë e madhe që nënkupton krijimin e një atmosfere të ngrohtë dhe të kënaqemi me gjërat e mira në jetë me miqtë dhe familjen: ‘hygge’. Qëndrimi pranë zjarrit në ditët e ftohta duke pirë verë dhe ngrënë ushqime të shijshme – si dhe shumë herë të rrethuar me qirinj. Kjo është pa dyshim ‘hygge’, dhe është diçka që kushdo mund ta provojë dhe të përfitojë prej saj. Hygge ka të bëjë me solidaritetin, komforin, mbështetjen dhe vëmendjen nga më të afërmit dhe më të dashurit e tu.

Pritjet reale

Në librin e saj, E lumtur si Dane, Malene Rydahl diskuton gjërat kyçe për lumturinë e Skandinavëve. Një nga sekretet më të rëndësishme e të jetuarit një jete të lumtur është aftësia për të krijuar pritshmëri reale – por mos ndaloni të ëndërroni dhe të vendosni vetes qëllime ambicioze! Do ta kuptoni që miqtë dhe të afërmit tuaj do të ju befasojnë me kënaqësi më shumë se sa ju e mendoni.

Krahasimi i vetes me të tjerët nuk ju ndihmon që të jeni më i lumtur gjithashtu. Njerëzit mundohen të krahasojnë jetët e tyre me jetët e të tjerëve në rrjetet tona sociale. Sidoqoftë, këto krahasime më shumë kontribuojnë në pa lumturinë tonë. Ndaloni së maturi arritjet tuaja kundrejt të tjerëve, dhe kënaquni me atë që keni.