Rikonstrumi i Qeverisë diskutohet brenda partive që janë pjesë e koalicionit qeveritar por nuk ka vendime konkrete për ndarjen e re të mundshme të resoreve ministrore. Zv. kryeministri për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit Hazbi Lika, deklaroi se akoma është e paqartë nëse do të arrihet zgjerimi i shumicës parlamentare dhe koalicionit qeveritar.

I pyetur nëse partia e tij do të mbështesë përfshirjen e dy fraksioneve të Besës dhe PDSH në ekzekutiv, Lika tha se brenda këtij subjekti ka mendime “për” dhe “kundër” por ata janë të interesuar për një shumicë më të qëndrueshme dhe vendimi përfundimtar do të jetë unanim.