Ja risia e Facebookut: Non-stop me live video!

Gjiganti i rrjeteve sociale, Facebook, ka njoftuar më herët se është duke lëshuar aplikacionin Continuous Live Video API, që mundëson shfaqjen video në kohën reale.

Më parë rrjeti më i famshëm social ka lejuar shfaqjen e videove “live” deri në 90 minuta, ndërsa tani kohëzgjatja e videove në kohë reale ka ndërruar për të mundësuar filmime non-stop, me kohë të palimituar.

Megjithatë, tani videot që shfaqen përmes Facebook nuk do të mund të kthehen mbrapa, ka bërë të ditur TechCrunch.

Facebook po ashtu ka bërë të ditur se videot “live” do të pajisen me përcaktimin e vendndodhjes dhe të moshës, duke kategorizuar kështu grupet, të cilat mund të shohin videot në bazë të rajonit dhe moshës.