Screenshot_2016-05-26-07-31-16-1Nga Artin Spahiu

Për hir të së vërtetës , të gjithë ramë pre e lojës së tyre. Nga unë dhe shumë tjerë ramë në kurth te lojës së tyre dhe “mamasitave” që lindën ata. “Propaganduam” atë që atyre i konvenonte të thirren për të manipuluar popullaten dhe për të fshehur burimin dhe qëllimin e vërtetë të krijimi të tyre:
-pro turq
-pro erdoganistë
-pan islamik

Jo miq, nuk është e vërtetë!

Këta janë pjellë e radhës së burimeve që tradicionalisht kanë krijuar fraksione mes shqiptarëve për të përçarë e defaktorizuar shqiptarët.

Pasi krijuan forca politike dhe liderë me profil ekstrem-nacionalist siç ishte PDSH, krijuan forcë dhe lider kosmopolitan siç ishte DR-ja, dhe nuk patën sukses, tani i janë kthyer me shumë hov duke keqpërdorur çdo ndjenjë dhe identitet që i karakterizon shqiptarët.

Duke njohur ndjeshmërinë që shqiptarët e Maqedonisë kanë për fenë e tyre, gjithashtu edhe duke ditur se shqiptarët e Maqedonisë kanë një ndjenjë të theksuar pêr popullin turk (ne Maqedoni më shumë shqiptarët gezohen dhe festojnë për Erdoganin se për vetë veten) , tani po pregatisin levizje që qëllimisht përmes disa figurave që identifikohen me turqizmin dhe islamin dhe kanë punuar me shoqata humanitare dhe fetare, por në realitet i kanë pasur në funksion edhe në formimin e partive paraprake ( http://botasot.info/maqedonia/43748/hbS4QD0/ ), mundohen ti paraqiten popullatës si pro-turke dhe pan-islamike.

Ky është truku!
Ky është manipulimi i rradhës!
Po kur u krijuan ata, a e mbani mend?
Pse ata u krijuan menjëhere pas fitores dhe unifimin që shqiptarët , si kurre më parë, kishin në zgjedhjet e 2014?
Pse ata fuqinë si financiare dhe shtrirrjen më të madhe e patën gjatë sundimit absolut të VMRO-së dhe kur në krye të DSK-së ishte njëri ndër figurat më antishqiptare?
Si ka mundesi që VMRO të lejojë një levizje që kishte për qellim të rrezojë regjimin , sipas tyre VMRO-BDI që të hap televizione dhe media, kur VMRO botërisht dihet se si i shkatërronte mediat kundërshtare?
Nga ata milionat akoma pa u formuar?
A nuk i pamë ne se sa miliona kishin keqpërdorur oligarkia e VMRO dhe nuk ka mundësi që të ndajë ca për të përçarë shqiptarët?
Pse pak ndjehet një zbehje në fuqinë e tyre pas rënies së fuqisë së VMRO-së dhe largimit nga DSK- të drejtorit “famëmirë”?
Pra mua të gjithë rrugēt më çojnë në një drejtim-
Levizja e të “sinqertëve” , nuk kanë lidhje as me Turqinë dhe as me islamin, por janë forcë të krijuara nga VMRO dhe DSK-ja e Mijallkovi.
Populli edhe njëherë do të qëndrojë stoik përballë kësaj tendence, që tani me veprimet e veta gradualisht po nxjerrin maskat se nga kush dhe për çfarë janë krijuar!