Në një anketë të realizuar mbi temën e pagave, banka e madhe zvicerane UBS ka pyeturf 314 kompani. Ato presin një rritje të lehtë të pagave në vitin 2022. Kjo do të thotë se rritja e pagave ka mundësi të jetë pak më e lartë se këtë vit. Për vitin aktual, kompanitë supozojnë të ketë pasur një rritje mesatare të pagës prej 0.6 për qind, raporton srf.ch.
Megjithatë, duke marrë parasysh inflacionin, rritja nuk është aq e lartë: ekonomistët e UBS po parashikojnë një normë inflacioni prej 0.5 për qind për vitin e plotë 2021, transmeton albinfo.ch. Kjo do të thotë se niveli i pagave duhet të rritet vetëm me 0.1 për qind në kushtet reale, këtë vit.