Hetime e gjykime vazhdojnë edhe pas 20 vjet të përfundimit të luftës, ndërkohë nuk dihet
saktë numri i atyre që morën pjesë si luftëtarë. Teksa të gjithë flasin për këtë çështje, rreth
37 mijë persona marrin pension si veteranë, e të gjithë krerët e vendit deklarojnë se ishin
vetëm, rreth 15 mijë luftëtarë.
Thuhet shifra të ndryshme kur kërkohet numri i tërësishëm i atyre që morën pjesë në luftën
fundit në Kosovë. Përveç imazhit të UCK-së tashmë po dëmtohet edhe buxheti i shtetit.
Teksa hetimet vazhdojnë, rreth 37 mijë persona marrin pensionin. Ministri i Punës dhe
Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, tregon sa janë aktualisht, e që sipas tij, numri po rritet
vazhdimisht.Pas luftës, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, përmbylli mandatin e saj më 13
qershor. Më 29 qershor ajo u transformua në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, (TMK).
Një prej detyrave të para në atë kohë ka qenë regjistrimi i veteranëve dhe i armëve që janë
shfrytëzuar në luftë.
Shefi i logjistikës së shtabit të përgjithshëm në TMK aso kohe, Kadri Kastrati, tregon se sa
ka qenë numri i veteranëve të regjistruar në atë kohë. Për numrin e veteranëve, ka
deklaruar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili thotë se nuk ka pasur më shumë se
15 mijë veteranë të luftës.

Këto deklarata të presidentit Thaçi, nënkryetari i organizatave të dala nga lufta (OVL-UÇK),
Nasim Haradinaj, po i quan spekulative, duke shtuar se ende është e paqartë fjala
“veteran”.
Thotë se janë të panevojshme të gjitha këto diskutime, përderisa është një ligj i aprovuar
në Kuvend, i cili, sipas tij, asnjëherë nuk është implementuar.
Muajin e kaluar, Prokuroria Speciale e Kosovës kishte ngritur aktakuzë të cilën e dërgoi në
Gjykatën Themelore në Prishtinë, për lëndën që trajton çështjen e veteranëve të UÇK-së,
në drejtim të veprës penal – keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.
Në lidhje me këtë, po ashtu, janë publikuar lista e atyre që dyshohet se përfitojnë
kundërligjshëm në emër të statusit të veteranit të luftës.