Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të sotme parlamentare në Kosovë, duke fituar 41.8 për qind të votave.
Me këtë përqindje të votave përfshirë edhe votat e diasporës, LVV do të fitojë 56 deputetë nga 120 deputetë sa ka Kuvendi i Kosovës, bën të ditur sondazhi i Institutit PIPOS në Klan Kosova.

Po ashtu duke përfshirë edhe votat e diasporës, dy partitë PDK dhe LDK kanë siguruar nga 18 deputetë. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 8 deputetë. Ndërsa, komunitetet do të kenë 20 vende deputetësh, duke përfshirë ato 10 të komunitetit serb dhe 10 vende të komuniteteve tjera.

Sipas EXIT POLL-it të realizuar nga RTV Dukagjini dhe kompanisë UBO-Consulting këto janë rezultatet që kanë marrë subjektet politike: Lëvizja Vetëvendosje 47,9%, Partia Demokratike e Kosovës 17,7%, Lidhja Demokratike e Kosovës 14,6%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 6,6%, Nisma Socialdemokrate 2,7 % dhe Partitë jo shumicë 10,2%,  kurse të tjera 0.3%..

Sipas EXIT POLL-it të realizuar nga RTV Dukagjini dhe kompanisë UBO-Consulting këto janë rezultatet që kanë marrë subjektet politike: Lëvizja Vetëvendosje 47,9%, Partia Demokratike e Kosovës 17,7%, Lidhja Demokratike e Kosovës 14,6%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 6,6%, Nisma Socialdemokrate 2,7 % dhe Partitë jo shumicë 10,2%,  kurse të tjera 0.3%.