Publikohet video ku shikohet që organizata terroriste PYD/PKK torturon civilët në zonat periferike të Rakas në Siri, ku ajo ka hyrë me pretendimin për të luftuar me DEASH-in raporton AA.

Gazetari i AA-së ka siguruar pamjet që terroristët e PYD/PKK-së torturojnë dy civilë në rajonin Mansura, në zonat periferike të Rakas. Në video vërehen dy terroristë të cilët në krahun e uniformës kanë fotografinë e kreut të tyre Abdullah Öcalan, dhe të cilët shtrijnë në tokë duke i lidhur nga duart dhe këmbët dy civilë.

Në pamjet filmike të cilat janë xhiruar afërsisht një muaj më parë shikohet se terroristët ushtrojnë dhunë kundër civilëve duke vendosur mbi ta karrige dhe duke iu drejtuar atye ” E dimë se nuk jenë anëtarë të DEASH-it. Por na thoni vendin e anëtarëve të DEASH-it”.

Kanë plaçkitur shtëpitë në Raka

Ndërsa në një tjetër video të realizuar 2.5 muaj në parë një prej banorëve në zonën Kerame në veri të Rakas, Ahmed el Abdullah Xhabar, tregon shkeljet e PYD/PKK-së pas marrjes nën kontroll të zonës.

“Forcat që kanë hyrë në zonën tonë na kanë thyer dyert dhe na kanë plaçkitur shtëpitë. Na kanë keqtrajtuar shumë keq. Iu bëj thirrje të gjithë atyre që më dëgjojnë. Të vijnë dhe të shikojnë se si plaçkiten shtëpitë, të shikojë torturat. Situatë shumë e rëndë”, është shprehur Xhabar.

PYD/PKK-ja në veri të Sirisë përgjatë kufirit me Turqinë ka nën kontroll rajonin Haseke në lindje, pjesën veriore të Rakas, Munbixhin në lindje të Halepit dhe rajonin Aafrin në veriperëndim.

Organizata e cila me arsyetimin për të luftuar DEASH-in ka marrë mbështetjen e SHBA-ve, mban nën kontrollin e armëve dhe detyron popullatën të migrojë në territoret që merr nën kontroll. Gjithashtu mbyll partitë politike kurde që operojnë në territoret nën kontrollin e saj.

Organizata terroriste e cila përparon në veri të Rakas nuk lejon hyrjen në qytete të civilëve që largohen nga konfliktet dhe strehohen në rajonet nën kontrollin e saj.


Publikohen pamjet që PYD/PKK-ja torturon civilët by tvshenjaofficial